Çanta "bombë" tek 21-dhjetori, ekspertët gjejnë vetëm rroba

Çanta "bombë" tek 21-dhjetori, ekspertët gjejnë vetëm rroba
Pas alarmit për një çantë të dyshimtë e lënë në zonën e “21 Dhjetorit” e cila ka shkaktuar panik tek qytetarët policia njofton se ishte fals.

Pas kontrollit rezultoi se çanta nuk kishte lende eksplozive, por vetëm rroba.

Bëhet me dije se çanta e cila ndodhej afër stacionit të autobusit ishte harruar nga një grua e moshuar.

Forcat xheniere kanë bërë të mundur hapjen e çantës së dyshimtë, e cila rezultoi të ishte një çantë e lënë në rrugë, brenda të cilës nuk kishte asnjë lëndë e cila mund të paraqiste rrezik për qytetarët.

/f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: