Çështja e Alket Hatijas, Ministria e Drejtësisë kërkon garanci për ekstadimin nga Italia

Çështja e Alket Hatijas, Ministria e Drejtësisë kërkon garanci për ekstadimin nga Italia
Referuar çështjes së “baronit të drogës”, Alket Hatijas, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar me një shkresë autoriteteve italiane duke kërkuar garanci për ekstradimin e tij.

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar garanci nga autoritetet fqinje lidhur me ekstradimin e 43-vjeçarit nga Berati.

Në shkresë thuhet se çështja duhet të rishqyrtohet bazuar në kodin penal, teksa Hatija është dënuar me 20 vjet burg në Itali për trafik droge pasi në bashkëpunim me autoritetet italiane ai u kap në një “bunker luksoz” në Berat.

Policia italiane bën me dije se 43-vjeçari Hatija është arrestuar në Milano me 350 kilogramë heroinë dhe 190 kilogramë kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro në vitin 2003.

Si rezultat i hetimeve, Hatija trafikonte sasi rekord të kokainës, heroinës dhe marijuanës nga Amerika Latine. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: