Chris Brown rrëfen marrëdhënien me Rihannën: Ndihem si një monstër

Chris Brown rrëfen marrëdhënien me Rihannën: Ndihem si një monstër
Chris Brown ka folur për herë të parë në lidhje me marrëdhënien e tij me yllin e popit. Reperi ka bërë një dokumentar ku ka detajuar natën kur u arrestua për sulm fizik ndaj ish të dashurës së tij Rihanna në vitin 2009. 28-vjeçari ka zbuluar në dokumentarin “Chris Brown: Mirë se vini në jetën time” se ishte vetëm 15 vjeç kur u takua me Rihannën, atëherë 16 vjeç, gjatë një shfaqje në vitin 2004 në New York. Ata ranë në dashuri shumë shpejt me njëri-tjetrin dhe u lidhën, por marrëdhënia e tyre mori kthesë kur Brown i tha Rihannës se kishte fjetur me dikë tjetër para lidhjes së tyre, diçka që më pare ai ia kishte mohuar këngëtares.

“Ajo humbi besimin tek unë,”-tha Brown . “Ajo më ka urryer pas kësaj. Unë u përpoqa që të bëja gjithçka, por asaj nuk i interesonte. Thjesht nuk më besonte më pas kësaj. Marrëdhënia jonë filloj të prishje pasi kishim shumë përplasje verbale dhe fizike.”

Lidhja e tyre mori një kthesë të madhe në vitin shkurt të vitit 2009 kur reperi dhunoi ish-të dashurën e tij në Grammy dhe për këtë arsye ai shprehet se ndihet si një përbindësh.

Vajza me të cilën ai kishte pasur marrëdhënie seksuale iu ishte afruar çiftit gjatë kësaj ngjarje. Kjo gjë e ka zemëruar shumë Rihannën, e cila është bërë xheloze pavarësisht se Brown këmbëngulte se nuk e dinte që ajo ishte e pranishme në këtë event.

“Kur ceremonia ishte gati për të filluar ajo po qante,”-kujton 28 vjeçari për ngjarjen e asaj nate. “Ajo filloi të pinte më shumë se ç’duhet. Të dy po pinim më shumë se ç’duhet. Filluam duke qeshur dhe pastaj u larguam.”

Atë natë Rihanna zbuloi një mesazh nga vajza me të cilën Chris kishte pasur lidhje në telefonin e tij, gjë që e bëri të besonte që ai e dinte se ajo do të vinte në Grammy.

“Ajo filloj të largohej dhe theu telefonin,”-shpjegon Chris. “Më tha që më urrente dhe filloi të më godasë. Më pas e godita edhe unë duke i vrarë buzën. Kur e pashë atë isha i shokuar dhe i thoja vetës përse e godite atë?!”

“Më pështyu në fytyrë dhe ishte e inatosur me mua akoma më shumë,”-vazhdon ai.

Zënka filloi derisa të dy hipën në makinë. Dhe ndërsa Brown po ndizte makinën Rihanna i hodhi çelsat jashtë: “Mori çelsat dhe i hodhi nga dritarja. Dola nga makina ti kërkoja dhe ajo filloi të thërriste: ‘Ndihmë, ai po përpiqet të më vrasë.”

Duke parë mbrapa në kohë dhe shikoj fytyrën e saj të rrahur mendoj: “Nuk jam unë. E urrej veten sot dhe kjo do të më ndjekë përgjithmonë.”

/f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: