Dasmat “VIP”/ Bes Kollaku nuk ngopet me domate...Marina "i sheh" ftesat nga jahti luksoz

Dasmat “VIP”/ Bes Kollaku nuk ngopet me domate...Marina "i sheh" ftesat nga jahti luksoz
Muaji gusht dhe ai shtator konsiderohen periudha e artë ose koha që preferojnë zakonisht çiftet për të zhvilluar ceremoninë e martesës.

Disa personazhe të njohur të ekranit kanë zgjedhur këtë muaj, ose muajin tjetër për t’i dhënë fund beqarisë.

Aktori i njohur i Portokallisë, Irgen Cela, i ka dhënë fund beqarisë së tij gjatë fundjavës që kaloi.

Të pranishëm ishin edhe kolegët e tij. Bes Kollaku nuk rrinte dot pa bërë humor edhe në dasmë.

“Moooossss o Xhode, na gjej naj damote ma t’madhe se po pres te rritet...” – i thotë ai kolegut dhëndër, me një mesazh publik dhe menjëherë i plotësohet dëshira.

“Erdhi,” – konfirmoi Bes Kollaku.

Sakaq, është radha e dasmës së Bes Kollaku. Ai do të martohet me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, të cilët me të afërmit e tyre, mësohet se kanë nisur sot në mbrëmje të kurorëzohen me martesë në një ceremoni krejt sekrete.

Më 1 shtator, dasma e tyre do të marrë përmasa edhe më të mëdha. Bes Kollaku synon të realizojë një nga dasmat më të bukura të vitit.

Por më 10 shtator është zyrtarizuar dasma e reperit Getoar Selimi dhe moderatores së Procesit Sportiv, Marina Vjollca. Disa ftesa speciale kanë nisur të shpërndahen nga çifti Getoar Selimi e Marina Vjollca, për rreth 250 persona që do të jenë në dasmën e tyre.

Dasma do të zhvillohet në një ambient luksoz në Gjirin e Lalëzit.

Megjithëse dasma po afron, Marina ka postuar disa foto interesante nga pushimet e saj luksoze që kanë nisur prej kohësh dhe duket se vazhdojnë ende.

Getoari, me ç’shihet nga fotot ka pajtuar të tjerë për të kujdesur mbi ceremoninë e martesës. Ose të paktën Marina nuk është ende e impenjuar nga dasma e saj më 10 shtator...por duket se informohet për ç'do detaj.

/a.m/

loading...
loading...