Debati i kthimit të vizave, ja çfarë shkruan ish-ministri Malaj

Debati i kthimit të vizave, ja çfarë shkruan ish-ministri Malaj
Ish- ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar nëpërmjet një shkrimi lidhur me lajmin e kërkesës së qeverisë holandeze për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Nëpërmjet pesë pikave Malaj ka shfaqur mendimin e tij  për debatin e shfaqur së fundmi.

Së pari, ish-ministri thotë se nëse lajmi është i vërtetë duhet që të konfirmohet nga Ministria e Jashtme

Së dyti Malaj shprehet se procesi i integrimit europian është i gjatë dhe mund të ketë pengesa si pasojë e problemeve që mund të shfaqin vende të ndryshme.

“Shpesh here në vendet e BE gjatë periudhave të tyre elektorale, tensionet kundër hapjes së kufijve dhe tregut të punës dhe sidomos agresiviteti kundër emigranteve është pjesë e platformave elektorale sidomos në vendet ku e djathta radikale ka gjetur akses ne parlament.”, shkruan Malaj

Së treti ai shpejgon se analiza serioze e këtyre kërkesave dhe bashkëpunimi me këto vende dhe institucionet e BE-së për ti sqaruar, zbutur apo reduktuar këto shqetësime mbetet prioritet i përhershëm i qeverisë dhe parlamentit.

Së katerti kërkesat e herë pas hershme që BE kushtëzon vendet kandidate apo aspirante nuk bëhen për të ushqyer agresivitetin partiak por për të përafruar qëndrimet dhe angazhimet e përbashkëta të të gjithë faktorëve politik dhe shoqërorë.

Dhe së fundi koha e paqartësive, periudhat e keqpërdormit të lajme jo të vërteta duhet të jetë sa më e shkurtër, për këtë kërkohet në procesin e ndërtimit të shtetit ligjorë dhe anëtaresimit në BE. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: