Deportimi i familjes shqiptare, gjermanët: Të rikthehen!

Deportimi i familjes shqiptare, gjermanët: Të rikthehen!
Qytetarë të distriktit Plon në Gjermani, prej nga u deportua një familje shqiptare kanë protestuar të indinjuar, duke kërkuar rikthimin e tyre. E kjo pasi sipas tyre, autoritetet lokale kishin bërë një gabim gjatë procesit të shqyrtimit të dosjes së lejes së qëndrimit të familjes shqiptare dhe prandaj ata duhet të rikthehen sërish në Gjermani.

Megjithatë, familja shqiptare ende ndodhet në vendin e saj të origjinës, teksa mësohet se ajo ka ndërmarrë një apelim ndaj vendimit të autoriteteve gjermane.

Vetë zëvendësi i Komisionerit për Refugjatët, Torsten Döhring, Këshilli për Refugjatët Schlesëig-Holstein dhe disa organizata të tjera kanë kërkuar kthimin e familjes në Gjermani deri në momentin kur dosja e tyre të përfundojë së shqyrtuari.

Gjithsesi, një zëdhënës i distriktit Plon edhe pse e pranon gabimin administrativ të kryer, nuk pranon kërkesën për kthim të përkohshëm të familjes në fjalë.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: