“Don Bosko”, plagoset 34-vjeçari

“Don Bosko”, plagoset 34-vjeçari

Paraditen e sotme në rrugën “Don Bosko’ në Tiranë, një 34-vjeçar është plagosur me thikë.

Plagosja është shënuar rreth orës 10:15 (20 gusht 2017) dhe policia ka arrestuar si autor të dyshuar Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues po në Tiranë.

 

Sipas policisë, 34-vjeçari i identifikuar me inicialet S.M është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftim i policisë:  “Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta”.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: