Doni të studioni në SHBA, regjistrohuni këtu menjëherë

Doni të studioni në SHBA, regjistrohuni këtu menjëherë
Për të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të studiojnë në shkolla të ndryshme në SHBA përfaqësia diplomatike e saj bën me dije se mund të regjistroheni falas në panairin virtual dhe më 30 gusht mund të komunikoni on-line me më shumë se 85 shkolla në Amerikë.

Me këtë regjistrimin ju mund të merrni informacion, të shuani kuriozitetin apo të dini se si është të studiosh në kolegjet e Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social facebook Ambasada e SHBA-së publikon lajmin dhe njëherazi adresën e regjistrimit: https://goo.gl/miUuhA.

“Doni të dini si është të studiosh në kolegjet e Shteteve të Bashkuara? Për ta zbuluar, regjistrohuni tani (është FALAS) në panairin virtual të kolegjeve dhe në 30 gusht do mund të bisedoni online me më shumë se 85 shkolla në Shtetet e Bashkuara: https://goo.gl/miUuhA”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: