E diela ul temperaturat, i nxehti ja lë vendin stuhive të erës

E diela ul temperaturat, i nxehti ja lë vendin stuhive të erës
Duke filluar nga pasditja e sotme i nxehti afrikan do t’ia lërë vendin stuhive të erës e shiut. Sinoptika paralajmëron se kjo është fundjava e fundit me temperatura përvëluese.

Moti i keq do të prekë kryesisht zonat e ulëta dhe ato perëndimore.

Edhe paraditen e së hënës priten stuhi si ajo e disa ditëve më parë në Divjakë, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe shtylla elektrike.

Prishja e motit do të sjellë edhe rënie të temperaturave deri në 32 gradë.

Kjo situatë  do të zgjasë deri të mërkurën ku më pas do të ketë një rritje të lehtë të temperatura duke e mbyllur gushtin në temperatura deri 36 gradë

Shpërndajeni me miqtë tuaj: