Mesfushori Eric Orlando Herrera, përforcimi i radhës tek Partizani

Mesfushori Eric Orlando Herrera,  përforcimi i radhës tek Partizani
Erik Orlando Herrera është përforcimi i radhës tek Skuadra e Partizanit.

Klubi njoftoi zyrtarisht se ka arritur sot marrëveshjen me mesfushorin 25 -vjeçar nga Panamaja, teksa ka nënshkruar edhe një kontratë 1 vjeçare me lojtarin.

Herrera do t'i bashkohet skuadrës të premten në Kashia të Italisë, ku ekipi do të zhvilloje edhe fazën përgatitore.

Njëherazi, skuadra u nis po sot drejt Italisë për fazën përgatitore dhe do të vendoset në “Grand Hotel Elite” në Kashia.

Akomodimi është prenotuar deri më datë 31 gusht kohë kur do të përfundojnë edhe përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik 2017 – 2018.

Sot pasdite është parashikuar të zhvillohet edhe një seancë stërvitore,e cila do të jetë e para për trajnerin Mark Iuliano në drejtimin e skuadrës.

Përgjatë fazës përgatitore pjesë e axhendës do të jetë edhe miqësorja ndaj Ternanës e programuar për tu luajtur në datën 19 gusht./l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: