Formazioni zyrtar i Skënderbeut në Zagreb, Hashim Thaçi tifoz special i Shkëndijës në "San Siro"

Formazioni zyrtar i Skënderbeut në Zagreb, Hashim Thaçi tifoz special i Shkëndijës në "San Siro"
Skënderbeu është gati për ndeshjen e parë “Pla-yoff”, ora 19:00, e vlefshme për Europa League. Ndaj ekipit kroat të Dinamos së Zagrebit, edhe pse shanset e shihen të pakta për kualifikim në fazën e grupeve, Skënderbeu kërkon gjithsesi të provojë shanset.

Trajneri Ilir Daja ka vendosur për formacionin zyrtar që do të zbresë në fushë, ndaj Dinamo Zagreb: Orges Shehi, Kristi Vangjeli, Marko Radas, Sabjen Lilaj, Gledi Mici, Bajram Jashanica, Tefik Osmani, Enis Gavazaj, Baklary Nimaga, Liridon Latifi, Ali Sowe.

Armando Sadiku me Legia Varshavë e Rubin Hebaj me Domzale janë përfshirë gjithashtu në planet e ekipeve të tyre për ndeshjet "Play-off" të Europa League.

Sot do të luhen të gjitha ndeshjet e para “Play-off”. Shorti ka vënë përballë Milan Shkëndejën e Tetovës nga Maqedonia. Kjo ndeshje do të luhet në ora 20:45.

I pranishëm për të ndjekur këtë takim do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Sonte do të jem në stadiumin "San Siro" në përkrahje të ekipit “Shkëndija”, në përballjen e tyre me Milanin,” – konfirmoi Thaçi në profilin e tij zyrtar Facebook.

“Lojtarëve dhe stafit të ekipit dhe të gjithë simpatizantëve u uroj fitore në këtë përballje jo të lehtë.”

“Suksesi i deritanishëm i Shkëndijës dhe i shumë ekipeve dhe sportistëve na bën krenar dhe na jep shpresë për suksese edhe më të mëdha në të ardhmën.”

 

Sot/ Europa League – “Pla-yoff”, ndeshjet e para

19:00 Apollon Limassol - FC Midtjylland

19:00 BATE Borisov - FC Olexandria

19:00 Dinamo Zagreb - Skënderbeu

19:00 Krasnodar -  Crvena Zvezda

19:45 Hafnarfjordur - Braga

20:00  Vardar Shkup - Fenerbahce

20:00 PAOK - Oestersunds

20:15 Viktoria Plzen - AEK Larnaca

20:30 Altach -  Maccabi Tel Aviv

20:30 Ludogorets Razgrad -  Suduva

20:30 Panathinaikos - Athletic Bilbao

20:45  Milan - Shkendija

20:45 Ajax - Rosenborg

20:45 Club Brugge -  AEK Athens

20:45 Domzale - Marseille

20:45  Viitorul Constanta - Salzburg

20:45 Legia Varshavë -  Sheriff

Shpërndajeni me miqtë tuaj: