Grumbullimi i ekipeve kombëtare, Panucci pa shumë dilema

Grumbullimi i ekipeve kombëtare, Panucci pa shumë dilema
Pritet me interes lista e trajnerit të ri të kombëtares kuqezi, Christian Panucci, për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës, Rusi 2018.

Por pavarësisht  largimit të Ganni de Biasi, në dy ndeshjet e fillimit të shtatorit, Panucci nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime në listë.

Dilemat e tij para se të publikohet lista janë rikthimi i Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit, të cilët mbetën jashtë nga De Biasi për arsye disiplinore, si dhe ftesa për herë të parë në ekipin e parë për talentin Kejdi Bare, i cili debutoi këtë sezon edhe me Atletico Madrid.

Ndërkohë është përcaktuar kalendari i ekipeve kombëtare, që do të grumbullohen në fund të muajit gusht, para ndeshjeve zyrtare apo miqësore:

Kombëtarja “A”

Grumbullimi nis në datë 28 Gusht 2017 – 06 Shtator 2017.

Ndeshja zyrtare e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2016”, Shqipëri – Liechtenstein, datë 02 Shtator 2017, ora: 18:00 (Elbasan),

Transferta në Maqedoni, 5 shtator 2017, ora: 20:45, Maqedoni-Shqipëri.

Kombëtarja U-21

Grumbullimi nis në datë 28 Gusht 2017 – 06 Shtator 2017.

Ndeshja zyrtare eleminatore në grup: Irlandë e Veriut – Shqipëri, datë 31 Gusht 2017, ora: 20:30, stadiumi “Mournevieë Park” Lurgan/ Irlandë e Veriut.

Ndeshja e dytë zyrtare eleminatore, Islandë – Shqipëri, datë 04 shtator 2017, ora: 17:00 në stadiumin “Vikingsvollur” Reykjavik/ Islandë.

Kombëtarja U-19 Meshkuj

Grumbullimi nis në datë 20 Gusht 2017 – 01 Shtator 2017.

Në datë 30 gusht, ora 17.00 do të luhet ndeshja miqësore

Shqipëri-Gjeorgji, në stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier.

Dhe po kundër Gjeorgjisë, por më datë 1 shtator do të luhet, po në Fier edhe ndeshja e dytë miqësore me Gjeorgjinë.

Kombëtarja U-17 Meshkuj

Grumbullimi nis në datë 25 Gusht 2017 – 02 Shtator 2017.

Dhe në datë 2 shtator skuadra niset për turneun miqësor në Kazakistan në periudhën: 03-09 Shtator 2017.

Kombëtarja U-16 Meshkuj

Gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit është parashikuar edhe një fazë grumbullimi me lojtarë që i përkasin grupmoshës U-16, nën drejtimin e trajnerit Mustedanagiç. Kjo fazë përgatitore do të zhvillohet në periudhën 21 Gusht 2017 – 24 Gusht 2017.

Kombëtarja U-15 Meshkuj

Grumbullimi nis në periudhën 25 – 30 Shtator 2017. Në datë 28 shtator është planifikuar një takim miqësor në transfertë mes ekipit tonë kombëtar dhe Malit të Zi. Dhe në datë 30 Shtator 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër luhet sërish miqësorja e dytë, Shqipëri-Mali i Zi.

Kombëtarja A/Femra

Grumbullimi nis në periudhën, 11-19 Shtator  2017.

Ndeshja zyrtare Shqipëri – Zvicër, datë 15 Shtator 2017, ora: 17:00 në  “Elbasan Arena”, Elbasan.

Ndeshja zyrtare Bjellorusi – Shqipëri, datë 19 Shtator 2017, në stadiumin e “FC Minsk”, në Minsk të Bjellorusisë.

Kombëtarja U-19/Femra

Grumbullimi nis në periudhën, 27 -31 Gusht 2017.

Ndeshje miqësore Shqipëri – Bosnjë, në Tiranë në datë 29 Gusht 2017, ora 19:00, dhe po sërish kundër Bosnjës, miqësorja e dytë në datën 31 gusht, sërish në kryeqytet.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: