Hajnaj: Holanda s'ka shprehur asnjë shqetësim për shqiptarët

Hajnaj: Holanda s'ka shprehur asnjë shqetësim për shqiptarët
Drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj, gjatë një inspektimi në piken kufitare të Kakavijës, deklaroi se Holanda nuk i ka shprehur asnjë shqetësim qeverisë shqiptare sa u përket shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo qëndrojnë në këtë vend.

“Me Holandën ne nuk kemi pasur asnjë lloj problemi ose shqetësimi nga ana e tyre në lidhje me kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil, sidomos në këtë periudhë nga janari deri në gusht”, citoi ajo.

Duke shtuar më tej faktin se me palën holandeze do të punohet për evidentimin e rasteve të përfshirjes në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Holandë.

“Sa i përket kriminalitetit të shtetasve shqiptarë në Holandë, theksoj se Policia e Shtetit shqiptar bashkëpunon ngushtësisht me homologët e vet, misionet dhe atashetë që janë të vendosur në Shqipëri, që mbështesin policinë shqiptare dhe janë të gatshëm për të ngritur grupe të përbashkëta hetimi për të hetuar dhe goditur të gjitha këto grupe kriminale duke filluar që nga transfertat financiare të tyre deri tek konfiskimi i aseteve që ata kanë në Shqipëri”, shtoi ajo.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: