Holanda fiton Europianin e femrave në shtëpi, mposht përfaqësuesen Daneze në finale

Holanda fiton Europianin e femrave në shtëpi, mposht përfaqësuesen Daneze në finale
Përfaqësuesja e Holandës në futbollin e femrave ka fituar për herë të parë titullin kampion të Evropës.

Futbollistet e Holandës kanë arritur që të fitojnë pikërisht në Evropianin që u mbajt në vendin e tyre duke mposhtur 4:2 në finale Danimarkën.

Holanda rezultatin më të mirë më herët e kishte vendin e tretë të arritur në Evropianin 2009, ndërsa në Botëror kishte marrë për herë të parë pjesë në vitin 2015.

Për përfaqësuesen holandeze shënuan Vivianne Miedema 2 herë në minutat 10′ dhe  89′,gjithashtu  Lieke Martens në min 28′ dhe Sherida Spitse në min 51′

Ndërsa për Danimarkën realizuan Nadia Nadim në min e6′ me penallti dhe Pernille Harder në min 33′.  /f.ç/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: