Horoskopi sot, e enjte 17 gusht 2017

Horoskopi sot, e enjte 17 gusht 2017
Dashi

Nervozizmi dhe tensioni do ta karakterizojnë këtë ditë duke bërë që ajo të mos jetë më e mira. Besojani shqetësimin tuaj partnerit për të lehtësuar përgjegjësitë nga vetja. Beqarët do të kenë shanse të mira rreth një personi. Shihni nëse do të jetë i duhuri për ju.

Demi

Perspektiva të reja hapen për një të ardhme të bukur me një personin tuaj të dashur. Yjet janë të mbarë për të marrë vendime me rëndësi të madhe për privatësinë tuaj. Zemrat e vetmuara do të jenë të mbushura me gaz dhe nuk do të kenë dëshirë për t'u angazhuar seriozisht.

Binjaket

Nëse jeni duke kërkuar për të qenë çift, duhet që të  plotësoni siç duhet nevojat e partnerit. Çdo gjë që ka lidhje me të, tani kthehet në prioritet  Beqarët duhet të bëjnë ende shumë pushime. Askush sot nuk do t’i rezistojë bukurisë tuaj dhe të gjithë do të bien në këmbët tuaja.

Gaforrja

Ju nuk do të jeni shumë të ngazëllyer sot për të pasur nevojën e përballjes edhe një herë me një diskutim me partnerin tuaj. Por ky nuk do të jetë një sqarim urgjent. Asnjë takim interesant tani për beqarët, por një pauzë e mirë për reflektim nuk do ju lëndonte, madje do ju ndihmonte për të peshuar vendimet tuaja.

Luani

Gjendja emocionale juaj sot do ju japë kënaqësi të madhe. Edhe Erosi do të ndezë shkëndija të pasionit. Për beqarët paraqitet nevoja për një pastrim të mirë në miqësi. Bëni një seleksionim të atyre që nuk ju meritojnë.

Virgjeresha

Një person i cili vjen nga larg do t’ua mërzisë këtë ditë që premtonte se do të ishte e mbarë. Kini kujdes të mos bëni hapat e gabuar, mund të rezultojnë thashetheme të panevojshme. Lajm i mirë për zemrat e vetmuara, do të arrini sot disa flirte, por edhe një shpirt binjak i cili endet në kërkimin tuaj.

Peshorja

Dita sot nuk duket edhe aq e mbarë, por në vend të kësaj ju e dini atë që dëshironi. Insistimi juaj ka bërë që të shkelet zemra e partnerit, i cili mesa duket po kthehet në dele para jush. Një simpati e veçantë për dikë, i bën beqarët që ta shijojnë siç duhet këtë ditë të sotme.

Akrepi

Ndonjëherë edhe pak mister duhet në dashuri, për t’ju bërë të ndiheni më të fortë para saj. Venusi do të zbutë disi pamjen e karakterit tuaj. Sot për të vetmuarit do të jetë një ditë e lumtur pasi do të takohen me një person me të cilën ata mund të kenë gjetur një mundësi për të filluar një marrëdhënie.

Shigjetari

Harrojini gabimet e së kaluarës dhe kthejeni mbrapsht faqen e historisë së jetës suaj. Hëna premton përvoja të reja të dashurisë, nëse ju jeni në një çift, përndryshe shikoni të reja. Për beqarët, është koha për të mbrojtur ata që ju duan.

Bricjapi

Bisedoni me më pak ashpërsi për të shmangur polemikat që të mos ta bëni partneri juaj të zemërohet. Njerëzit e vetmuar do të duhet të zgjedhin të kalojnë një mbrëmje të paharrueshme, mes atyre që i duan vetëm sa për flirt dhe atyre që premtojnë histori të vërteta dashurie.

Ujori

Mos kini frikë për të marrë iniciativën, partneri është vetëm duke pritur. Ndërkohë, mos i jepni peshë një grindjeje të vogël, do të kalojë. Beqarët do të duhet të jenë të kujdesshëm për të mos i mbështetur shumë sekrete, disa do ta tradhtonin besimin tuaj.

Peshqit

Nëse marrëdhënia juaj është e copëtuar le të marrë kursin e saj. Imponimi i gjërave nuk është gjë e mirë, ju do ta gjeni veten të përballeni me diçka që nuk ekziston. Beqarët mund të fitojnë një shumë njerëz për shkak të sharmit të tyre dhe ndoshta do të gjejnë edhe dashurinë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: