Ishte dehur me alkool, i jep fund jetës me vetëvarje 75 -vjeçari

Ishte dehur me alkool, i jep fund jetës me vetëvarje 75 -vjeçari
Një 75-vjeçar nga Shelcan i Elbasanit ka varur veten dje tek pema pranë shtëpisë së tij.

Ishin familjarët ata që kanë konstatuar aktin e njeriut të tyre.

Policia shkoi në vendngjarje për të hetuar rrethanë e kryerjes së vetëvrasjes së 75 -vjeçarit, A.T

“Pas veprimeve të para hetimore u konstatua se ky shtetas, nën efektin e alkoolit dhe depresionit është vetëvarur me litar.

Nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim”, deklaron zyrtarisht policia./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: