Juve-Lazio e Barça-Real, nesër luhet për Superkupën

Juve-Lazio e Barça-Real, nesër luhet për Superkupën
Juventus Lazio dhe Barcelona Real Madrid. Luhen nesër dy ndeshjet e mëdha për Supërkupën e Italisë e të Spanjës. Më Spanjë Superkupa luhet me dy ndeshje. Ndeshja e parë do të luhet në orën 22:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari kryesor Ricardo de Burgos Bengoetxea, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në kryeqytet, të mërkurën e ardhshme akoma më vonë, pra në orën 23:00.

Camp Nou do të presë “El Clasico”-n e parë të sezonit. Kishte plot pesë vjet që dy gjigantët e futbollit spanjoll nuk ndesheshin në këtë aktivitet, që nga viti 2012, kur klubi madrilen fitoi Superkupën, pas titullit të siguruar vetëm disa muaj më parë nga Reali i rekordeve i Mourinho-s. Edhe këtë herë këto dy ekipe paraqiten në këtë sfidë me të njëjtin status, pra “los blancos” si kampionë të Primera Division, ndërsa Barca si fituese e Kupës së Mbretit.

Me shumë gjasa Neymar do të zëvendësohet përpara nga sulmuesi i ri francez Ousmane Dembele, Para El Clasico ekipi madrilen koleksionoi trofeun e parë sezonal, duke mposhtur 2-1 në Shkup Manchester United. Në fundin e atij takimi Zinedine Zidane futi në fushë në minutat e fundit gjithashtu edhe yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo, që me të drejtë e nisi fazën përgatitore më vonë nga të gjithë.

Përsa i përket Barcës, Deloufeu pritet t’i bashkohet dyshes Messi – Suarez në sulm, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga zgjedhjet e zakonshme Iniesta – Rakitic – Busquets. “Los blancos” nuk e fitojnë Superkupën e Spanjës që nga viti 2012, kur ngritën trofeun në sajë të golave të shënuar në fushën kundërshtare, pasi dy përballjet me Barcën prodhuan rezultatin agregat 4-4. Ndonëse luhet në Camp Nou trajneri francez pritet të luajë me një formacion ofensiv.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: