Kabulli elektrik këputet dhe shkakton zjarr, zjarrëfikësit gjejnë një të vdekur

Kabulli elektrik këputet dhe shkakton zjarr, zjarrëfikësit gjejnë një të vdekur
Si pasojë e këputjes dhe rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik, një person ka humbur jetën në Pukë.

Viktima me inicialet B. S rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Pukë është gjetur rreth orës 12:45 minuta të ditës së sotme nga zjarrfikësit.

Duke qenë se këputja e kabullit kishte shkaktuar vatër zjarri, forcat zjarrfikëse kishin shkuar në vendngjarje, teksa gjetën trupin e pajetë të 55-vjeçarit.

 Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarje. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: