Kanioni Holtës, "magjia" e natyrës për të gjithë pasionantët

Kanioni Holtës, "magjia" e natyrës për të gjithë pasionantët
Një nga bukuritë natyrore të vendit tonë është dhe Kanioni Holtës.

Ndodhet në verilindje të Gramshit, lumi Holta nis shtrirjen e tij nga fshati Bardhan deri në fshatin Kobash me gjatësi rreth 3 km, ndërsa shpatet e luginës ngjiten lartë deri në lartësi 100 – 150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m.

Në shpatet e thepisura në rrjedhën e tij, gjenden shumë shpella karstike mjaftë të veçanta. Rreth 40 minuta në këmbë nga kanioni ndodhet shpella e Kabashit e krijuar nga shkëmbinj gëlqeror me stalakmite e stalaktite me bukuri të veçantë.

Mungesa e infrastrukturës rrugore e mbanë të izoluar këtë atraksion turistik tepër interesant.

Veç lumit me kanionet e mrekullueshëm të tij, në shpatet malore të kësaj zone, gjenden pyje me drurë të rrallë si panja, bredh, pisha si dhe mjaft specie të rralla kafshësh dhe shpendësh.

Këto pyje janë dhe habitati i një specie në zhdukje siç është ariu i murrmë.

Nëse shihet me përparësi, një investim në infrastrukturën dhe rrjetin rrugorë të kësaj zone, veç të tjerash do të sillte dhe një zhvillim të përhershëm ekonomik, jo vetëm nga turizmi por edhe atë bujqësorë e blegtoral.

Kanionet e lumit të Holtës, vizitohen duke u nisur nga Gramshi-Bardhan-Kabash, një rrugë e vështirë për makinat me një gjatësi rreth 18 km.

Kjo zonë dhe kjo rrjedhë lumore është një e atraksion turistik për pasionantët e natyrës dhe aventurës.

/f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: