Kapet gomonia me 2 skafistë si dhe 600 kg drogë, trafikantët manovra të rrezikshme në det

Kapet gomonia me 2 skafistë si dhe 600 kg drogë, trafikantët manovra të rrezikshme në det
Burimet policore bëjnë me dije se një gomone e cila po tentonte të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë ka rënë në rrjetat e operacionit të përbashkët policor Shqipëri- Itali.

Policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza në Shqipëri ishin ato që dhanë alarmin në orët e vona të natës së djeshme (19 gusht 2017), ku më pas ka nisur ndjekja.

Njoftimi i policisë:

“Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det.

Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë Marjiuanë.”

Në pranga ranë dy skafistët shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: