Vuan nga një sëmundje...dyshime se ilaçet po e çekuilibrojnë Kim Jong-un nga mëndja

Vuan nga një sëmundje...dyshime se ilaçet po e çekuilibrojnë Kim Jong-un nga mëndja
Diktatori koreano-verior Kim Jong-un dyshohet se vuan nga një sëmundje “ROID RAGE”, madje  besohet se po kurohet dhe për këtë merr prej kohësh trajtim të posaçëm me ilaçe.

Mjekët besojnë se ilaçet e forta që po merr diktatori koreano-verior mund ta kenë çekuilibruar atë nga mëndja, ose ka rrezik që kjo sëmundje të përshkallëzohet.

Ekspertët e mjekësisë shtojnë se kjo diagnozë mund të shpjegojë arsyen se përse diktatori i Koresë së Veriut ka trembur botën gjatë kohëve të fundit për nisjen e një luftë bërthamore.

Spekulimet në mbarë botën kanë nisur të shtohen. Kim besohet se po trajtohet me asteroide “gout”,” – i tha Dr. Positano “PageSix.com”.

Steroide të tilla përdoren kur njerëzit mund të irritohen, humbin arsyen dhe veçanërisht kur janë agresivë.

“Gout” sëmundje që shkaktohet nga rritja e acidit urik në nyje, veçanërisht te këmbët shkakton më tej dhimbje akute “si një thikë që kalon nëpër gishtin e madh”, tha Positano.

Tirani i Koresë së Veriut thuhet se është i lidhur me Emmentalin dhe verën e kuqe të frikshme frënge dhe sëmundja e ka prekur aq shumë saqë ka shtuar peshë dhe tani ecën me vështirësi.

Djathi dhe vera e kuqe janë të njohura si shkaktare kryesore të kësaj lloj sëmundje, aq sa tani ekziston frika se nga veprimet  e trajtimit të tij mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore, raporton “The Sun”.

Këtë lloj djathi Kim Jong Un e ka pëlqyer që kur ishte student në Zvicër.

Diktatori Kim Jong-un është fotografuar kohët e fundit edhe duke inspektuar planet për sulmin me raketa ndaj territorit të SHBA-ve, në Guam. Ai është fotografuar edhe më ushtrinë e tij fanatike.

Ndërkohë gjatë javëve të fundit nga propaganda e tij tipike prej diktatori bota ka shtuar frikën e shpërthimit të ndonjë lufte të mundshme.

Zyrtarët e SHBA-së u thanë medieve amerikane se satelitët kanë vëzhguar lëvizjet e mundshme të raketave bërthamore në Korenë e Veriut.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, premtoi se do t’i përgjigjet me “zjarr e egërsi” Koresë së Veriut nëse vazhdon me kërcënimet e Kim.

Media shtetërore e Koresë së Veriut vijon me propagandën se ky vend është gati për sulme me raketa, por pret vendimin e Kim.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, James Mattis, paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet drejt  një lufte nëse Shteti Sekret vendos të qëllojë mbi bazat e SHBA-së.

Në një deklaratë të lëshuar javën e kaluar, media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA, diktatori i këtij vendi u zotua se do të sulmojë bazën në Guam, ndonëse lajmet gjatë 24 orëve të fundit flasin për një tërheqje nga ky pretendim i Kim Jong Un.

Guam ndodhet rreth 2 mijë kilometra në perëndim të Filipineve dhe mbi 3 mijë kilometra larg nga Koreja e Veriut.

Ishulli është një pikë strategjike e ushtrisë së SHBA, ku shërben një personel me mbi 6000 mijë vetë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: