Klitscho njofton dorëheqjen nga boksi

Klitscho njofton dorëheqjen nga boksi
Boksieri ukrainas 41 vjeçar, Wladimir Klitschko ka njoftuar se është pensionuar përfundimisht nga boksi aktiv duke bërë qe mos të ketë një ndeshje kthimi me kampionin e botës Anthony Joshua.

Ndeshja flitej se do të zhvillohej me 11 nëntor në Las Vegas, pas humbjes që kishte pësuar Klitschko, në prill të këtij viti me nokaut në raundin e 11’të.

Klitschko i jep fund karrierës në boks me një rekord prej 65 fitoreve dhe pesë humbjeve. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: