Korea e Veriut kërcënon sërish: Me kto veprime askush nuk mund ta shmang “sulmin e pamëshirshëm”

Korea e Veriut kërcënon sërish: Me kto veprime askush nuk mund ta shmang “sulmin e pamëshirshëm”
Pas ditëve të “qetësisë” Koreja e Veriut ka thyer heshtjen duke kërcënuar sërish SHBA-në.

Shtetet e Bashkuara kanë organizuar një stërvitje të përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut gjë që nga Peniani është konsideruar e patolerueshme.

Koreano-veriorët e ka cilësuar stërvitjen si një sjellje të pamatur, që po çon drejt luftës bërthamore.

Por sipas Uashingtonit, ky kërcënim nuk do të pengojë zhvillimin e stërvitjes siç është planifikuar.

Sipas gazetës zyrtare të qeverisë vetëm një ditë para stërvitjes ushtarake, Peniani deklaroi se ushtria e vendit mund të godasë Shtetet e Bashkuara në çdo kohë, dhe as askush nuk do të mundë të shmangin “sulmin e pamëshirshëm”.

Tensionet mes SHBA’së dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm në javët e fundit. Peniani deklaroi një javë më parë se kishte finalizuar planin për hedhjen e katër raketave në territorin amerikan të Guamit.

Teksa sipas zyrtarëve të administratës Trump dhe ushtrisë amerikane, stërvitja 10-ditore e përbashkët do të zhvillohet siç është planifikuar. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: