Krimi në Lushnje, burri e vrau gruan për pronën

Krimi në Lushnje, burri e vrau gruan për pronën
Tajar Kazanxhiu e vrau dje të shoqen Natasha me sqepar në kokë për pronën.

Në një sqarim për media policia ka thënë se shkak i konfliktit mes bashkëshortëve ka qenë një sherr për çështje pronësie.

Tajari kishte blerë një sipërfaqe toke në fshatin Plug dhe e kishte regjistruar atë në emër të Natashës dhe këtu kanë nisur mosmarrëveshjet që çuan edhe në krimin makabër.

Bashkëjetuesit kishin mosmarrëveshje në lidhje me këtë pronë dhe debatet e tyre kanë qenë të herëpashershme.

Debati mes tyre ka kulmuar dje kur Natasha ka qene e vendosur për të mos dhënë firmën për tjetërsimin e pronës.

Kaq ka mjaftuar për tu ndezur gjakrat dhe 55-vjeçari nuk ka nguruar për ta goditur fatalist.

Pasi e ka goditur, i penduar për veprimin e bërë, 55 -vjecari Tajar Kazanxhi, e ka çua vetë në spital të shoqen, e cila nuk mundi të mbijetonte pas plagëve të marra kryesisht në kokë. /l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: