Ksamil, gjendet i vrarë në makinë babai i Dhimitër Çikos

Ksamil, gjendet i vrarë në makinë babai i Dhimitër Çikos
Në lagjen ”Baxho”, në Ksamil, rreth orës 23:50, është gjendur i vrarë në makinë, babai i Dhimitër Çikos i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, më 24 shtator 2016.  Çiko është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij pak minuta para mesnatës së të shtunës.

Sipas policisë, viktima,Vangjel Çiko, është gjetur brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij.

Për kapjen e autorëve, policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: