Kukësi dhe Tirana "vuajnë" në miqësore, pas Orelesit Vllaznia pret rikthimin e Vucajt

Kukësi dhe Tirana "vuajnë" në miqësore, pas Orelesit Vllaznia pret rikthimin e Vucajt
Kukësi  fitoi 2-1 në miqësoren me Dinamon. Golat për Kukësin i realizuan Shtubina dhe Kale. Ish-kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina pas kalimit te Kukësi, rikthehet edhe me gol.

Pjesë e Kukësit ishte edhe blerja më e rëndësishme e Kukësit, Elis Bakaj.

Skuadra e Kukësit ka arritur të fitojë miqësoren e dytë kundër Dinamos. Golat e takimit janë shënuar në pjesën e dytë. Një test i mirë për trajnerin Milinkoviç për të parë gjendjen e futbollistëve të tij.

Është mbyllur në barazim ndeshja miqësore në “Selman Stermasi” mes Tiranës dhe Lirisë së Prizrenit. Doka shënoi dy gola për bardheblutë, ndërsa i treti nga Wellison. Për Lirinë e Prizrenit shënuan  Mustafa, Korenica e Magani.

Prej 10 gushtit Partizani ka nisur përgatitjet në Kasha të Italisë. Pas Edgar Çanit me të kuqtë bashkohet edhe blerja më e fundit Eric Herrera. Sot trajneri i Partizanit, Juliano festoi 44 vjetorin e lindjes ndërsa më 17 gusht ai do të debutojë në miqësoren ndaj ACD VASTESE CALCIO, ora 20:30, stadiumi "Aragona".

Vllaznia pas fitores 4-0 ndaj Kastriotit  një ditë më parë në miqësore gjithashtu është e fokusuar në merkato. Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu me përforcimet e Edon Hasanit dhe Gilman Likën prezantoi edhe Nuredin Orelesin, i cili u shfaq entuziast mbi këtë eksperiencë.

Kuqeblutë janë në pritje edhe të rikthimit të Erion Vucajt.

Flamurtari ka nisur sot nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro përgatitjet në Ohër të Maqedonisë.

Sakaq, Skënderbeu i Ilir Dajës është në pritje të ndeshjes së parë “Play-off”, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, ndaj ekipit të Dinamos së Zagrebit. Juglindorët synojnë një mrekulli tjetër për të avancuar si dy vjet më parë në fazë e grupeve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: