Ky është kamioni i gjeneratës së re, pa shofer në timon

Ky është kamioni i gjeneratës së re, pa shofer në timon
Nëse kolaudimet e fundit do të rezultojnë të suksesshme, transporti i mallrave në Suedi mund të revolucionarizohet nga kjo shpikje e fundit.

Një kamion 20-tonësh i ideuar nga kompania Einride, mund të transportojë mallrat duke konsumuar vetëm një kWh energji për çdo kilometër.

Kamioni është 7 metra i gjatë, krejtësisht i mbyllur dhe pa shofer.

“Mjeti i quajtur T-Pod do të drejtohet nga kompjuteri  nga cyberkamionistë që do të kontrollojnë gjithshka në distancë”, raporton Yahoo.it.

Futja në punë e këtyre mjeteve të teknologjisë së fundit pritet të eliminojë ndotjen e shkaktuar prej 400 mijë motorëve termikë të makinave të zakonshme. /a.a/

Foto: Yahoo.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: