Librat më të pëlqyer sipas shteteve, në Shqipëri romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Librat më të pëlqyer sipas shteteve, në Shqipëri romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
Harta globale e literaturës ka publikuar librat më të pëlqyer për secilin shtet.

Në Shqipëri i pari renditet romani i Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Backforward24 është një faqje në internet e cila tregon se cili është libri i preferuar për secilin shtet.

Harta e krijuar shërben edhe si një udhërrëfyes për t’u rikthyer librave që kanë bërë historinë.

Në Rusi shfaqet libri i Leon Tolstoi Lufta dhe Paqja. Në Angli preferohet Krenari dhe paragjykim i Xhejn Aausten. Në Spanjë “Hija e Erës” nga Carlos Ruiz Zafon.

Në Iran “Persepolis” të Marjane Satrapi. Në SHBA libri “Të vrasësh Zogun Përqeshës” të Harper Lee

Kanadaja ka “Ana Flokëkuqja” nga L.M Montgomery.  Në Shqipëri romani më i njohur është  “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nga Ismail Kadare.

Sigurisht që në këtë hartë nuk mungojnë edhe libra me tituj të panjohur por që nëpërmjet hartës globale të literaturës mund të jenë një mundësi e mirë për t'u zbuluar nga ata që e duan leximin.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: