Masa e sigurisë / Gjykata la në burg “skifterët” e Rrugës së Dibrës

Masa e sigurisë / Gjykata la në burg “skifterët” e Rrugës së Dibrës
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy grabitësit e kasafortës së hotelit në Tiranë ku ndodheshin ora Rolex dhe bizhuteri të shtrenjta.

Togat e zeza duke shqyrtuar faktet e sjella nga prokuroria kanë vendosur t’i lënë në burg Eduardt Ngotën dhe Zenel Damën.

Këta persona vodhën një kasafortë në një godinë në rrugën e Dibrës më 15 gusht 2017 .

Në kasafortën e vjedhur u gjetën 9500 euro, tre ora, tre byzylykë dhe një varëse floriri.

Dy të rinjtë u kapën pasi u zbuluan nga policia si autorë të grabitjes në vlera të mëdha, ora luksoze dhe bizhuteri të shtrenjta.

Krahas tyre është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorja R.B. 36 vjeçe.

"Arrestimi ndodhi pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në Rrugën e Dibrës.

Prokuroria ka sekuestruar sendet që ndodheshin në kasafortën e vjedhur; 9 500 (nëntë mijë e pesëqind) euro, një orë Roleks (Day-Data) me ngjyrë gri metalizato, një orë Roleks (Day-Data) me ngjyrë floriri, një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri, tre byzylykë floriri si dhe një varëse floriri.

Po ashtu, sekuestros nuk i ka shpëtuar edhe mjeti tip “Fiat Punto”, i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes", deklaroi polcia në momentin e arrestimit./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: