Masakrohet me shkop bejsbolli 32-vjeçari në sy të fëmijës

Masakrohet me shkop bejsbolli 32-vjeçari në sy të fëmijës
Një qytetin e  Sarandës shënohet një tjetër ngjarje e rëndë. Sipas njoftimeve të policisë mësohet se pas një sherri mes disa shokëve për pak sa nuk shkaktoi tragjedi për një 32-vjeçar.

Rreth orës 23:30, tre të rinj i kanë zënë pritë dhe janë konfliktuar me 32-vjeçarin Alban Baxheri, i cili ndodhej bashkë me të birin 4 vjeç në xhiro. Ngjarja ka ndodhur mes një blloku pallatesh lagjes nr.1, ndërkohë që sipas burimeve e gjithë skena është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë.

Albion Spahiu, 24 vjeç, Flavio Tushe, 21 vjeç dhe Adriatik L, 18 vjeç kanë masakruar me grushte, shkop bejsbolli, thikë e madje dhe me gozhdë, 32-vjeçarin nga Saranda.

Ky i fundit ka reaguar dhe ka arritur të qëllojë mbi agresorët duke plagosur njërin prej tyre me mjet prerës. Mësohet se 32-vjeçari është transportuar për në spitalin e Janinës pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkaq, policia ndërhyri duke arrestuar agresorët, dy prej të cilëve kamerierë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: