Më parë e kishin rrahur, tani i djegin edhe makinën shefit të Triportit

Më parë e kishin rrahur, tani i djegin edhe makinën shefit të Triportit
Persona të paidentifikuar kanë djegur sot në mëngjes makinën e shefit të Policisë Kufitare në Vlorë, Sadik Ceka.

Policia sqaron se gjatë natës i është djegur makina e parkuar para shtëpisë së tij në zonën e Triportit kolegut të tyre.

Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet për zjarrin, me shpresën se do të zbardhin ngjarjet ku mund të jetë përfshirë oficeri Ceka.

Pak ditë më parë persona të panjohur e dhunuan fizikisht drejtuesin e Policisë së Kufirit të Vlorës.

Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për autorët ndërsa po hetohet një lidhje e mundshme mes të dyja ngjarjeve.

Në ndihmë të hetuesve nuk ka qenë as i dëmtuari pasi në të dyja rastet ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk mund të vërë gishtin mbi askënd pa pasur prova./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: