Messi as vetëm, as me bashkëshorten nga Barcelona në Monaco...Me cilën fluturoi ai sot?

Messi as vetëm, as me bashkëshorten nga Barcelona në Monaco...Me cilën fluturoi ai sot?
Një foto mund të ngatërrojë shumë gjëra e mund të sjellë keqkuptime, edhe në rang kolegësh, sidomos kur ajo shkrepet para një udhëtimi të një çifti që niset nga Barcelona për në Monaco.

Por nuk është ashtu.

Leo Messi është i martuar e ka dy fëmijë, në pritje të fëmijës së tretë, ndonëse vetëm dy muaj më parë e bëri dasmën.

Ai njihet lehtë prej popullaritetit që ka kudo, ndryshe nga kolegia që ka në krah. Foto është publikuar nga faqja zyrtare e klubit Barcelona pak momente më parë.

Bëhet fjalë për dy lojtarët më të mirë të ekipeve të klubit të Barcelonës, meshkuj e femra: Leo Messi e Lieke Martens.

Martens është futbolliste e Kombëtares së Holandës, e cila u shpall sot nga UEFA Lojtarja femër e vitit. Messi nga ana tjetër e humbi betejën me Ronaldo, pasi ishte ky i fundit që mori çmimin e Lojtarit të vitit.

Të dy lojtarët, Messi e Martnes janë nisur nga Barcelona drejt Monaco, ku në ora 18:00 do të hidhet sot shorti i fazës së grupeve të Champions League, si për ekipet e meshkujve dhe të femrave.

Ata shquhen edhe për veshjen e tyre të ngjashme e të thjeshtë, sikurse shihet në foto.

/a.m/

loading...
loading...