Milan nuk toleron ndaj Shkëndisë, tifozët shijuan ndeshjen pavarësisht rezultatit

Milan nuk toleron ndaj Shkëndisë, tifozët shijuan ndeshjen pavarësisht rezultatit
Shkëndija është mundur në San Siro nga Milani me rezultatin e thellë 6-0, por pavarësisht kësaj tifozat e skuadrës kosovare shijuan ndeshje duke realizuar ëndrrën për të luajtur përballë një skuadre legjendare si Milan.

Tetovarët vuajtën “rikthimin” e furishëm të Milanit, por dhe diferencat e eksperiencave që u pasqyruan që në minutat e para, me italianët që e kishin mbyllur ndeshjen që në të 25-tën pas golave të Silvës dhe Ricardo Montolivos.

Gjatë pjesës së dytë, Shkëndija nuk arriti të evitonte thellimin e rezultatit, pasi Milani ishte tërësisht dominues me Borinin e Suson, që në minutat 67-të e 69-të çuan rezultatin në 5-0.

Ndeshja u mbyll me golin e Montolivos por dhe dëshpërimin e Qatip Osmanit në stol, që ëndrrën e një përballje të tillë kishte menduar ta shijonte ndryshe. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkup. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: