Ndërtoi pa leje, arrestohet 46-vjeçari, pezullohet edhe inspektori i policisë

Ndërtoi pa leje, arrestohet 46-vjeçari, pezullohet edhe inspektori i policisë
Një 46-vjeçar nga fshati Cakran i Fierit është arrestuar pasi po kryente një ndërtim pa leje në shtëpinë e tij.

Bashkë me kundërvajtësin e ka pësuar edhe inspektori i policisë së zonës, pasi eprorët e kanë pezulluar nga detyra dhe ka nisur ecuria disiplinore për neglizhencë.

Policia e Fierit sqaroi se specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin A.R., 46 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.

Arrestimi u bë pas një kallëzimi nga banorët e fshatit.

Me marrjen e kallëzimit, grupi hetimor shkoi në fshatin Cakran dhe ka konstatoi ndërtimin e paligjshëm.

“Pas hetimeve të kryera, me urdhër të Drejtorit të Policisë Vendore Fier, u pezullua nga detyra edhe specialisti i Policisë së zonës, A.Ç.

Gjithashtu, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor, me motivacionin “Për neglizhencë në kryerjen e detyrës” nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Nga ana tjetër, në bashkëpunim me INUV, po punohet për prishjen e objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme”, deklarohet zyrtarisht nga policia./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: