Në kufirin greko-shqiptar sekuestrohen 78 kg marijuanë

Në kufirin greko-shqiptar sekuestrohen 78 kg marijuanë

Në kufirin greko-shqiptar sekuestrohen mbi 78 kg marijuanë, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 shqiptarë. Policia greke ka pikasur me kamera termike 5 persona që po transportonin disa çanta në zonën pyjore Kotilo në Kostur.

Fill pasi këtij konstatimi, policia ka nisur ndjekjen dhe ka arritur të kapë vetëm dy nga transportuesit shqiptare, përkatësisht 22 dhe 31 vjeç.

Trafikantët kishin braktisur 5 çanta me 66 pako me 78 kg 460 gram marijuanë. Sakaq, 3 trafikantët e tjerë dyshohet të jenë futur në tokën shqiptare.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: