Neymar e nis me rekorde transferimin, PSG fiton 10 milionë euro në 4 orë nga fanella

Neymar e nis me rekorde transferimin, PSG fiton 10 milionë euro në 4 orë nga fanella
Pas zyrtarizimit dhe prezantimit tashmë Neymar është lojtar i PSG-së.

Braziliani i cili u transferua nga Barcelona në klubin francez për 222 milionë euro, u prezantua para 50 mijë tifozëve në “Parc des Princes”.

25 vjeçari nuk do të mund të debutojë për Parisin ende, kjo pasi nuk ka kompletuar ende gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Pas ditës që u bë transferimi, menjëherë filloj shitja e fanellës së Neymar, i cili do të mbajë numrin 10–të.

Mijëra njerëz pritën në radhë para dyqanit të PSG teksa mësohet se u shitën rreth 10,000 fanella të futbollistit brazilian në ditën e tij të parë tek klubi parizien.

Mes entuziazmit dhe euforisë, tifozët e Paris Saint Germain nxituan të blinin fanellën me emrin e Neymar Jr dhe vetëm në harkun e katër orëve të para, klubi francez përfitoi 10 milionë euro. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: