Parashikimi i motit sot, e premte 18 gusht 2017

Parashikimi i motit sot, e premte 18 gusht 2017
Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin. Ndërsa, pasditja do të sjellë kalime vranësirash në zonën malore lindore duke lënë në ndikimin e kthjellimeve, bregdetin dhe zonat e ulëta.

Temperaturat e ajrit nuk paraqesin shumë ndryshim duke bërë që vlera maksimale në rang territori të jetë 36 gradë C.

Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h nga veriperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: