Pasi e grabitë i vunë dhe "gjobë" 10 mijë euro, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë

Pasi e grabitë i vunë dhe "gjobë" 10 mijë euro, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë
Janë arrestuar dy të rinj në Yrshek të Tiranës pasi kanë grabitur dhe kanosur një person ditën e 19 gushtit 2017.

Të dyshuarit, Enea Duraj, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë dhe Renato Toska, 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë kanë grabitur me dhunë shtetasin R. S., në vendin e njohur si Yrshek, Tiranë duke i marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë.

Më pas e kanë kanosur duke i kërkuar 10 mijë euro, informon policia e kryeqytetit.

Policia ka ndërhyrë në momentin e dorëzimit të lekëve duke prangosur Enea Duraj dhe Renato Toska, ndërsa është shpallur në kërkim E. H., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 5000 Euro dhe 300 000 Lekë të reja, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S. /f.ç/

Foto: Policia e Shtetit

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: