Përplasen dy makina dhe motori në Velipojë, një i plagosur

Përplasen dy makina dhe motori në Velipojë, një i plagosur
Dy makina dhe një motor u përfshinë në një aksident automobilistik sot pasdite në Velipojë, ku i plagosur mbeti drejtuesi i motorit.

Policia sqaron se ngjarja u regjistrua rreth orës 18:45, në vendin e quajtur rruga Nr.4, fshati Pulaj.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit E. V., i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, me dëmtime të lehta, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë në aksident u përfshinë mjeti tip “Kia” me targë FE 567 MC me drejtues shtetasin S. T. banues në Shkodër, mjeti tip “Ford” me targë SS 319 EK me drejtues shtetasin I. G. banues në Shkodër dhe motori tip “Lifan” me drejtues shtetasin E. V, 22 vjeç banues në fshatin Ças.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: