Piqeras, kapen 422 kg drogë në një hotel

Piqeras, kapen 422 kg drogë në një hotel

Në fshatin Piqeras të Himarës. janë gjetur e fshehur në një nga dhomat e hotelit, jo pak, por plot 422 kg lëndë narkotike . “Hotel Room” është koduar operacioni që është finalizuar më 19 gusht 2017. Policia, në këtë operacion ka arrestuar Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras si poseduesi i lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

“Strukturat e Hetimit të Narkotikëve gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të shtetasit Dh.Q, në fshatin Piqeras, kanë konstatuar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë 422 kilogram e 300 gram si edhe një armë zjarri automatik me dy krehër”.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: