Policia arreston njërin nga grabitësit e çiftit austriak

Policia arreston njërin nga grabitësit e çiftit austriak
Pas një pune profesionale, policia ka mundur  të zbardhë ngjarjen që ndodhi dy ditë më parë në Pukë-Fushë Arrëz, ku një çifti turistësh nga Austria, u janë vjedhur me dhunë 300 euro.

Sipas burimeve policore, bëhet me dije se, ata të cilët u vodhën janë shtetasit E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri.

Policia në mëngjesin e ditës së sotme ka ndaluar njërin nga autorët e dyshuar të grabitjes. Konkretisht, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Fushë Arrëz ne bazë të informacioneve policore dhe provave ligjore u bë ndalimi i shtetasit Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 18.08.2017, në orën 23:30, në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, ju kanë marrë me dhunë shtetasve të huaj E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri, një sasi parash prej 300 euro dhe një telefon celular.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarje

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: