Pse do të përkeqësohet cilësia e ujit në Shqipëri...

Pse do të përkeqësohet cilësia e ujit në Shqipëri...
Sipas parashikimeve, ngrohja globale pritet të ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit të pijshëm në Shqipëri sipas raportit të Këshillit Kombëtare të Ujit.

Duke qenë se thatësirat gjatë këtij muaj “përvëlues” mund të çojnë në rrëshqitje të dheut, kjo gjë do të sjell çarjen e tubave e furnizimit me ujë kështu këto ujëra do të përfundojnë në nëntokë.

Ndryshimi i cilësisë së ujit do të ndikojë negativisht në ekosisteme, shëndetin njerëzor dhe besueshmëri, si dhe kostot e operimit të shërbimeve ujore.

Rritja e temperaturës së ajrit, do të ndikojnë gjithashtu në temperaturën e ujit, shtrirja do të ndikohet nga faktorë të ndryshëm si shpejtësia e rrjedhës, avullimi dhe thellësia e ujit.

Vlen të theksohet se temperatura e lartë favorizon rritjen e algave, që në vetvete ul nivelin e ngopjes me oksigjen, duke ndryshuar kështu shtresëzimin e ujit dhe duke intensifikuar eutrofizimin.

Eutrofizimi mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ujit duke ndryshuar transparencën e tij, nivelet e oksigjenit të tretur dhe pH.

Gjithashtu edhe ndotësit e tjerë si kripërat, fekalet, patogjenët, metalet e rënda dhe kimikatet e ndryshme mund të gjenden mund të përfshihen në rrëketë ujore, liqenet dhe ujërat nëntokësore, në sasi më të mëdha nga rrjedhjet e stuhive dhe përmbytjet, që në vijim mund të dëmtojnë ekosistemet përreth dhe shëndetin njerëzor.

Veçanërisht, ky është një rrezik është i lartë në Shqipëri, ku uji dhe trajtimi i ujërave të ndotura shpesh mungon.

Këta ndotës mund të vijnë nga tokat bujqësore (plehrat kimike, pesticidet) si dhe nga (mbetjet) urbane dhe burimet industriale.

Duke marrë në konsideratë efektet jo të drejtpërdrejta, fenomenet e lidhura me ndryshimet klimatike, mund të dëmtojnë infrastrukturën e rëndësishme të ujit dhe ujërave të ndotura dhe kështu të kërcënojnë cilësinë e furnizimit me ujë.

Depërtimi i kripësirës në ujërat nëntokësore është një problem aktualisht ekzistues në afërsi të Lezhës, në Laç. Ky ndryshim i cilësisë së ujit, ndikon gjithashtu në uljen e disponueshmërisë të ujit të ëmbël për përdorim nga njerëzit dhe nga ekosistemet.

burimi: /Monitor/

/f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: