Rama mbledh qeverinë, diskutohet struktura e re e institucioneve

Rama mbledh qeverinë, diskutohet struktura e re e institucioneve
Zhvillohet mbledhja e parë informale e kabinetit “Rama 2” në qytetin e Vlorës, sikurse katër vjet më parë. Diskutohet programi i qeverisë dhe struktura e re e ministrive dhe institucioneve të varësisë. Si ndryshon organizimi i agjencive dhe drejtorive në qendër dhe bazë

Alket Aliu

Kryeministri Rama ka mbledhur anëtarët e rinj të kabinetit të tij të dytë qeveritar në një takim informal në Vlorë, sikurse bëri katër vjet më parë.

Në takim është diskutuar mbi programin e qeverisë dhe draft-planin e ministrive, si dhe caktimin e kompetencave për secilën prej këtyre ministrive, duke patur parasysh strukturën e re të kabinetit dhe ndryshimet në institucionet e varësisë.

burime pranë Këshillit të Ministrave bëjnë me dije se takimi informal ka si qëllim

Gjatë këtij 4-vjeçari do të shkrihen 37 agjenci dhe institucione të administratës shtetërore, të cilat do të riorganizohen në bazë rajonesh.

Nga ristrukturimi, do të preken si agjenci dhe institucione në qendër, ashtu edhe ato në bazë.

Kështu, Doganat bashkohen me Tatimet, do të shkrihen drejtoritë e Bujqësisë, Agjencia e Prokurimeve Publike, do të ngrihet e Agjencia e Mbrojtjes Civile, do të bashkohen Agjencia e Pronave me ALUIZNI-n dhe hipotekat, ndërsa nga 12 drejtori arsimore në qarqe do të mbeten vetëm 4. Drejtoria e Akreditimit bashkohet me atë të Standardizimit, ndërsa Enti i Banesave do të jetë në kompetencën e bashkive.

Katër drejtori të mëdha rajonale do të jenë edhe për Sistemin Shëndetësor, Mjedisit, Arsimit Parauniversitar, Shërbimit Social dhe Thesarit.

Kryeministri ka vendosur të shkrijë të gjitha agjencitë me më pak se 10 persona në staf. Funksionet e tyre përthithen nga agjenci me funksione të ngjashme.

Ministrave iu komunikuan edhe godinat se ku do të vendosen zyrat e disa prej dikastereve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: