Real Madrid e nis "mbarë" kampionatin, por jo Ramos

Real Madrid e nis "mbarë" kampionatin, por jo Ramos
Real Madridi e ka nisur me fitore ndaj Deportivos me rezultatin 3:0 në “Municipal de Riazor”.

Serinë e golave e nisën Gareth Bale në minutën e 20’, për të vazhduar me Casemiro vetëm 7 minuta më pas dhe Toni Kroos në minutën e ‘6.2

Vendasit patën “mundësinë e artë”për të shënuar nga pika e bardhë por Florin Andone dështoi.

Në këtë ndeshje debutoi i riu i akademisë, Marcos Llorente, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Alaves.

Ndjeshje jo e mirë për Sergio Ramos pasi e nisi këtë sezon me “këmbën e gabuar” duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe kështu do të mungojë ndeshjen e ardhshme ndaj Valencias.

/f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: