Real Madrid fiton Superkupën me "perlën" e Asensio dhe klasin e Benzema

Real Madrid fiton Superkupën me "perlën" e Asensio dhe klasin e Benzema
Nuk ndalet ekipi i Zidane dhe e bën për dush të ftohtë Barcelonën me një paraqitje spektakolare në Santiago Bernabeu.

Real Madridi i cili dominoj krejtësisht lojën me një Barcelon të hutuar u paraqit pa dyshen e sulmit Bale-Ronaldo. Si zëvendësues të tyre ishin në fushë Vazquez dhe Asensio që dhuruan një paraqitje dinjitoze për sulmin madrilen.

Los Blancos fituan me rezultat të përgjithshëm prej 5 me 1, ndërsa ndeshjen e kthimit në Bernabeu dje e fituan me rezultat 2-0.

Që në fillim Reali e nisi me mjaft vrull ndeshjen, teksa në minutën e ‘4, Asensio lëshoj një “perl” nga jashtë zone e cila përfundoi në trekëndëshin e djathtë.

Ishte radha e Karim Benzema, i cili pas një asistimi nga Marcelo në minutën e '39 tregoi klasin e tij brenda zonës duke shënuar dhe golin e dytë.

Kjo është Superkupa e 10-të e Real Madridit, ku gjashtë prej tyre i ka fituar pikërisht në përballje kundër Barcelonës. /f.ç/

Përmbledhja e ndeshjes

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: