Roja i karburantit tha se e grabitën, hetohet vërtetësia e deklarimeve të tij

Roja i karburantit tha se e grabitën, hetohet vërtetësia e deklarimeve të tij
Një roje karburanti ka denoncuar grabitjen nga disa persona të maskuar, por po verifikohet vërtetësia e deklarimit të tij.

Ngjarja e pretenduar ka ndodhur në pikën e tregtimit të karburantit në fshatin Qishbardhë të Vlorës.

Policia sqaron se roja XH.L., ka deklaruar se sot dy persona të maskuar dhe me armë, i kanë grabitur xhiron ditore.

Specialistët e sektorit të antikrimit kanë nisur verifikimin e deklarimeve të rojës së karburantit, pasi ka dyshime në vërtetësinë e tyre, dhe vijon punë për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 18.08.2017, në fshatin Qishbardhë në Vlorë në pikën e një karburanti, kallëzon roja Xh.L, se i kanë shkuar 2 persona të maskuar dhe i kanë marrë me forcë lekët e xhiros. Punohet për vërtetësinë e informacionit si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve”, deklaron zyrtarisht policia./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: