Schippers, leksioni holandez për vajzat “modele” dhe kampione të Shqipërisë

Schippers, leksioni holandez për vajzat “modele” dhe kampione të Shqipërisë
Shqipëria ka arsye që nuk ka ndonjë kampione bote në atletikë. Këto ditë po zhvillohet Kampionati Botërori i Atletikës, ndërsa është dëmtuar atletja shqiptare, Luiza Gega, e vetmja sportiste e atletikës sonë prej së cilës shpresohej ndonjë sukses.

Por më tepër se e vërteta apo arsyeja e dëmtimit të Luiza Gegës, Françeska Jaçe, ish-banore e Big Brother dhe një nga modelet më të përfolura të Showbiz-it shqiptar ka tërhequr vëmendjen "e duhur" këto ditë.

Ajo ndodhej në ishullin grek të Mykonos duke kaluar disa ditë relaksi. Por një foto e saj tërësisht nudo nga shtrati, që e ka ndarë në rrjetet sociale, duket se është lajm më interesant sesa arsyeja e mungesës historike të kampioneve nga vendi ynë, në garat ndërkombëtare.

Holanda nga ana tjetër ka arsye që ka kampione bote. Dafne Schippers fiton medalje ari në 200 metra, duke përsëritur suksesin e dy viteve më parë.  Sprinerja holandeze, 25-vjeçare, është modeli i kampiones për të rejat holandeze. Ajo triumfoi ndaj atleteve me ngjyrë pas një gare heroike.

Dafne Schippers mori medalje bronzi në 100m  dhe në 200m medalje ari (22.05 sec), gjatë Kampionatit Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Londër.

Ajo bëri bujë pasi ishte e vetmja atlete e bardhë në pistë që triumfoi ndaj atyre me ngjyrë, çka u konsiderua edhe si një triumf personal e heroik i kampiones holandeze.

“Kam punuar shumë vitin e kaluar dhe nuk ishte e lehtë,” – tha Schippers, familja e së cilës nuk e fshehu krenarinë në stadium, gjatë triumfit të dy ditëvë më parë. “Kam luftuar gjithë jetën për këtë sukses,” – shton atletja holandeze.

“Po, sprinterët janë si gladiatorët, por mua më pëlqen të fitoj ndaj vajzave më të forta,” – tha ajo një vit më parë.

“Kam punuar shumë për të qenë një atlete e mirë, me dietën, gjumin dhe jetoj me sportin.” Vajza e artë e Utrehtit kas bërë krenarë jo vetëm qytetin e saj, por tërë Holandën.

“Pas Pekin (2015), kur eci në rrugë, shumë njerëz më kërkojnë autografë dhe foto,” – shto numri 1 i botës në 200 metra pas fitores së madhe që shënoi në premten.

Vende si Holanda nuk bëjnë kompromis me talentin. Ato motivohen dhe marrin vendin që meritojnë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: