“Shihemi në gjyq!” Reagon Çiljeta pas lajmit të ndarjes me portierin e Partizanit

“Shihemi në gjyq!” Reagon Çiljeta pas lajmit të ndarjes me portierin e Partizanit
Ndarja e këngëtares Çiljeta Xhilaga me portierin e “Partizanit” Alban Hoxha nuk ka ndodhur.

Lidhja mes Çiljetës dhe Albanit në fakt nuk është folur asnjëherë prej tyre.

Ndërsa për ndarjen e supozuar, e kontaktuar nga “revistawho.com” Çiljeta u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë lidhur me këtë histori. Ajo lidhur me lajmin tha se ka vendosur t’i drejtohet gjykatës për të paditur ato media apo portale, që sajojnë shpifje në emrin e saj.

“Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë, por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t’i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime”, – përfundoi Çiljeta për “revistawho.com”.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: