Shkoi në dasmë tek të afërmit, humb jetën në rrethana misterioze 40-vjeçari

Shkoi në dasmë tek të afërmit, humb jetën në rrethana misterioze 40-vjeçari
Një 40-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ishte duke festuar në një dasmë.

Ngjarja ka ndodhur dje në orët e vona të natës në Korçë.

Fillimisht 40-vjeçari nuk është ndier mirë dhe më pas ka humbur ndjenjat.

Familjarët e çuan me urgjencë në spital, por ishte tepër vonë pasi mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Bluzat e bardha mendojnë se shkaqet e vdekjes së 40-vjeçarit kanë qenë natyrale. Dyshohet një atak kardiak, diagnozë kjo që kërkon ndihmë në minutat e para dhe ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Për të bërë konfirmimin e plotë të shkaqeve të vdekjes së 40-vjçarit pritet ekspertiza mjeko-ligjore pas këqyrjes anatomo-patologjike./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: