Studiuesit këshillojnë meshkujt: Mos i mbani telefonat në xhep, do ngeleni pa pasardhës

Studiuesit këshillojnë meshkujt: Mos i mbani telefonat në xhep, do ngeleni pa pasardhës
Bazuar në kërkimet më të fundit studiuesit këshillojnë se meshkujt duhet të evitojnë mbajtjen e  telefonit në xhepin e pantallonave pasi sjell dëmtim të spermës, ul nivelin e testosteronit  dhe mund të çojë deri në shterpësi.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se mbajtja e celularit në xhepin tuaj mund të ulë lëvizshmërinë dhe qëndrueshmërinë e spermës.

Studimet kanë shpjeguar se rrezatimi elektromagnetik me frekuencë radio (RF-EMR) të emetuar nga pajisjet mund të ketë një efekt të dëmshëm për pjellorinë mashkullore. Duke qenë se nxehtësia e telefonit rrit temperaturën brenda skrotumit(cipa që mbështjell testikujt) kjo sjell frenimin e  prodhimit të spermës në testikuj.

Sipas disa studimeve të bëra është zbuluar se përdorimi i telefonit celular ishte i lidhur me një zbritje prej 8.1 përqind në lëvizjen e spermës.

Kjo është arsye pse studiuesit këshillojnë të mos mbahen më telefonat në xhepin e pantallonave. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: